E enjte, 1 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Dokumenti i ri i zgjerimit të BE-së prezantohet në Beograd

Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi takoi të enjten në Beograd presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, ku në fokus të bisedës ishte  metodologjia e re e zgjerimit të BE-së.

Nëse miratohet nga vendet anëtare, dokumenti do të aplikohet automatikisht për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën, ndërsa Serbia dhe Mali i Zi, që tashmë i kanë nisur negociatat me Brukselin, do të mund të zgjedhin midis qasjes aktuale dhe metodologjisë së re.

Reklamë

Presidenti serb Aleksandar Vucic tha se preferonte draftin e ri, pasi Serbia do të mund të përfitojë më shumë nga ky plan.

 

ALEKSANDAR VUCIC

 

PRESIDENT I SERBISE

 

Simpatitë e mia personale, si president, janë në anën e metodologjisë së re, dhe unë jam mirënjohës për vendet anëtare të BE që e propozuan atë. Me metodologjinë e re procesi është më  transparente pasi i parashikon kapitujt në gjashtë grupime dhe qytetarët përfitojnë më shumë.

 

Nga ana e tij komisioneri për zgjerimin theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përparime dhe janë gati për të nisur negociatat.

 

OLIVER VARHELYI

 

KOMISIONER PER ZGJERIMIN

 

Gjeopolitika fillon në zemër të Evropës, në Ballkanin Perëndimor. Dua të forcoj mesazhet me vendet në Ballkan, veçanërisht me ato që janë tashmë në proces të negociatave të pranimit, sepse kanë bërë përparim.

 

Komisioneri theksoi se sfida dhe misioni I tij është që në fund të mandatit 5 vjecar, të paktën një vend i rajonit të jetë gati për anëtarësim.Varhelyi, pas Beogradit do të vizitojë  këtë të premte Malin e Zi, për të biseduar me kryeministrin e këtij vendi, Dushko Markoviç për metodologjine e re të zgjerimit.

Më shumë video

Reklamë