E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dokumentari i ‘Rai 3’, Rama: S’kemi ç’bëjmë, e kotë të harxhosh kohë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me dokumentarin e transmetuar në “Rai 3” për fuqizimin e grupeve shqiptare në trafikun e drogës dhe kanabizimin e 1/3 së territorit.

 

Reklamë

Teksa shpërndanë ne Twitter postimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në Facebook,   kreu i qeverisë thotë se ato që vlejnë më shumë janë reformat, punët dhe veprat.

 

Sipas tij, ato do të flasin llafet t’i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës.

 

“S’kemi ç’bëjmë!E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari,po me gazetarinë s’ka pikë lidhje. Çka vërtetë vlen çdo minutë janë reformat,punët,veprat.Ato do të flasin,kur llafet t’i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë