Një burrë, të cilit mjekët i amputuan penisin, tani po kërkon të rindërtojë organin.

Richard Stamp, babai i dy fëmijëve, ishte me pushime në Kamboxhia kur ndjeu një gungë në penisin e tij, por priti dy muaj për ta kontrolluar.

Pas disa muajsh dhimbje, në vitin 2018 ai u diagnostikua me kancer dhe duhej që penisi i tij të amputohej në mënyrë që të shpëtonte jetën e tij. Duke humbur penisin e tij, 54-vjeçari u nda edhe nga e dashura.

Që nga ajo kohë, Richard thotë se po mësohet të jetojë pa penisin e tij. Richard, i cili jeton në Tooting, Londër ka filluar të kërkojë sesi ai mund të rindërtojë penisin e tij.

Në një dokumentar përshkruhet udhëtimi i tij, nga rritja e qelizave burimore në rindërtim.

Richard u diagnostikua në Australi, pasi ai punonte atje në atë kohë dhe doktori i tha se duhej të hiqte të gjithë penisin e tij.

“Ishte aq e ftohtë. Gjithçka që më kaloi nëpër mend ishte paniku. Doja të ikja para operacionit, por më pas kuptova se nëse nuk e kryeja, atëherë do të vdisja. Ndoshta tingëllon çuditshëm, por të jetosh pa penis të bën të dyshosh se kush je.”

Ai tha se operacioni ka ndryshuar mënyrën se si ai jeton, punon, bën seks dhe shkon në tualet.

Richard është i zemëruar që e la situatën të arrijë deri këtu. Ai beson se mund ta kishte shpëtuar penisin e tij nëse do të ishte kontrolluar më shpejt.

Procesi i rindërtimit të organit do të fillojë në shkurt në Londër dhe do të jetë një operacion 13-orësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *