Marjo Sinani, i arrestuar nga policia si autor i djegies së zyrës së noterit Aleko Anagnosti, ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë duke rrëfyer përpara hetuesve emrin e personit që porositi dhe e pagoi për “punën” që do bënte.

 

Marjo Sinani u arrestua mëngjesin e 7 qershorit dhe në cilësinë e provës materiale, atij i janë sekuestruar veshmbathje dhe sasi benzine që dyshohet se janë përdorur nga 41-vjeçari për djegien e zyrës së noterit të arrestuar për tjetërism pronash.

 

Policia nuk ka patur asnjë dyshim se Marjo Sinani është paguar nga persona të tjerë për të djegur zyrën e noterit dhe policia e ka marrë në pyetje për zbardhjen e personave që mund ta kenë paguar.

 

Dyshime ka patur edhe për porositësin e kesaj ngjarje dhe paralelisht për sigurimin e provave për Marjo Sinanin, forcat blu kanë siguruar dhe prova per porositësin e saj.

 

Mbi bazën e këtyre provave te siguruara nga policia, Marjo Sinani kur është gjendur para hetuesve, nuk i ka mbetur tjetër vec të zbërthehet para grupit hetimor dhe ka pranuar të bashkëpunojë ne lidhje me këtë hetim, i cili është ndjekur në një dinamikë të shpejtë nga grupi hetimor. Ende nuk është arrestuar porositësi, por është identifikuar dhe që prej mbrëmjes së djeshme ka nisur puna për kapjen e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *