E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Dogji shtëpinë e burrit, Rudina Kishta: Ai pinte e më dhunonte mua e vajzat

Në seancën gjyqësore te kesaj te merkure per te shqyrtuar masen e sigurise, 42-vjeçarja Rudina Kishta, në pranga se i vuri zjarrin shtëpisë se bashkëjetuesit e saj dhe tentoi të mbyste në lumë dy vajzat binjake nga martesa e pare ne Grecalli te Fierit, ka pranuar se ishte ajo që i vuri flakën shtëpisë.

 

“Unë ia kam vënë flakën shtëpisë, sepse bashkëjetuesi im prej 6 muajsh më rrihte mua dhe dy vajzat e mia. Ai pinte dhe na dhunonte”– ka thënë ajo.

 

Reklamë

Gjykata e Shkallës së pare Fier vendosi vlerësim mase arrest me burg.Konfliktet e vazhdueshme mes Ardian Gjikës dhe bashkëjetueses së tij Rudina Kishta duket se e kanë detyruar këtë të fundit ti vendoste flakën banesës ku ata jetonin.

 

Çifti në fjalë kishin pasur shpesh debate me njëri-tjetrin për shkak se shtetasi Ardian Gjika konsumonte alkool në mënyrë të vazhdueshme.

 

Më shumë video

Reklamë