E enjte, 8 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dogji një sipërfaqe me pemë frutore në fshatin Ballaj, arrestohet 31-vjeçari në Rrogozhinë

Policia e Rrogozhinës ka identifikuar dhe vënë në pranga autorin e dyshuar të zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të madhe me pemë frutore, në fshatin Ballaj.

Sipas njoftimit zyrtar, 31-vjeçari kishte ndezur mbeturina në tokën e tij, por zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë edhe tokat përreth me pemë frutore.

Reklamë

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Rrogozhinë, sapo morën njoftimin se mbrëmjen e djeshme, në territorin e fshatit Ballaj, kishte rënë zjarr i cili përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, shkuan menjëherë në vendin ku kishte nisur zjarri.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit I. A., 31 vjeç, banues në Vilëbashtovë, Rrogozhinë.

Reklamë

Arrestimi i tij u bë pasi, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqe të madhe toke dhe pemë frutore, në fshatin Ballaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët të mos ndezin zjarre për djegien e mbeturinave apo të mbetjeve të prodhimeve bujqësore, si dhe për qytetarët të shmangin hedhjen e cigareve të ndezura pranë sipërfaqeve të pyllëzuara”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë