E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 minuta më parë
Vendi

Dogji dy makina në Elbasan, arrestohet autori

Policia e Elbasanit ka arritur të vërë në pranga autorin e dyshuar të djegies së dy makinave mëngjesin e kësaj të marten në Elbasan.

 

Shtetasi i arrestuar është me inicialet M.T., 38 vjeç.

 

Reklamë

Sipas policisë, 38 vjeçari dyshohet të jetë autor edhe I djegies së disa automjeteve të tjera në Elbasan.

 

Nga veprimet e para hetimore, sipas uniformave blu, rezulton se 38 vjeçari është autor i dyshuar I ngjarjeve:

 

Më datë 12.02.2019, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar.

Më datë 14.02.2019, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar.

Më datë 09.04.2019, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, dyshohet se ky shtetas ka tentuar të djeg një mjet .

Më datë 10.08.2018, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, ka djegur mjetin i cili ishte i  parkuar para banesës.

Më datë 21.11.2018, në lagjen “Partizani”, Elbasan, dyshohet se ka djegur pjesërisht mjeti i cili  ishte i parkuar në rrugë.

Më datë 19.12.2018, në lagjen “Beqir Dardha” , Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar para banesës.

 

38 vjeçari për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë