Kronikë
Dogjën hektarë me pyje dhe ullinj, arrestohen dy autorët e zjarreve në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen si autorë të dyshuar të zjarreve në këtë qark.
Në pranga ra E.M., 23 vjeç, banues në Anabreg, Mallakastër, pasi dyshohet se është autor i zjarrit në fshatin Çorrush, ku si pasojë është djegur sipërfaqe toke e konsiderueshme me bimësi të ndryshme.
Reklamë
Po ashtu, u arrestua edhe M.B., 39 vjeç, banues në Fier, pasi duke djegur disa mbeturina në pronën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur ullinj, dru frutorë dhe hardhi.
Policia fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




