Subscribe

Forcat e komisariati të policisë në Kamze i kanë vënë në prangat dy personave të cilët dogjën të shtunën një mjet pune të tipit ekskavator.

Operacioni është finalizuar në zonën e Kamzës, falë edhe bashkëpunimit të uniformave blu me patrullat  e “Shqiponjave”.

Uniformat blu menjëherë pas marrjes së denoncimit u vunë në ndjekje të autorëve, të cilët për motive të dobëta dogjën mjetin e punës.

Ngjarja ndodhi ne fshatin Herraj të Zall-Herrit dhe menjëherë pas saj autorët u larguan për të humbur gjurmët.

Por pas grumbullimit të provave policia arriti t’i identifikonte dhe mundësoi arrestimin e tyre.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruar edhe makina të cilën ata e përdoren për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Ekskavatori që u shkatërrua me anë të djegies kapte vlerën e 150 mijë eurove./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *