Dikush e di sa para kërkon, ndërsa të tjerë presin vetëm mbështetje, pa e ditur koston e asaj që kanë marrë përsipër. Këta janë pesë konkurrentët e mbrëmjes së shkuar të “Do You Have An Idea”.
Në shtatë takime, Vizion Plus ju ka përcjellë çdo të enjte mbrëma 35 ide të reja biznesi dhe një përballje të fortë me sipërmarrës të suksesshëm. Gara për mbështetje dhe vëmendje është bërë e fortë. Por, “Do You Have an Idea”, edhe në këtë sfidë televizive të të rinjve, ka shpallur dy projektet më të mira.
Surpriza e kësaj puntate ishte ideja e Ivës që copat i kthente në art e dekor. Edhe pse u mbështet në të gjitha kërkesat nga sipërmarrësit, projekti i saj u s’kualifikua.