SPAK ka dërguar për gjykim dosjen ndaj Amarildo Nikolli Xhanej, i cili akuzohet se bashkë me 3 të tjerë po planifikonin vrasjen e Ervis Matodashaj dhe të fortit të Vlorës, Inez Hajrulla.
Hetimet e SPAK por edhe dëshmia e Amarildo Nikollit zbuloi se krimi do të kryhej për hakmarrje dhe për marrjen në kontroll të lojërave të fatit.
Lexo edhe :
Related Posts
Porositësi i atentatit sipas SPAK është Leonard Luzi, i cili u ekstradua nga Spanja më 9 nëntor.
Luzi ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, ku Amarildo Nikolli do të ishte ekzekutori, si dhe të pandehurit Muharem Koroveshi dhe Erio Zejno, në rolin e ndihmësit.
Amarildo Nikolli u bë personazh me historinë e dy motrave, që iu vendos tritol në Elbasan, ku për pasojë humbi jetën një i pafajshëm që ndodhej në banesën e tij. Një nga motrat Nikolli kishte lidhje me Xhanejn, ndërsa tjetra me Nuredin Dumanin./vizionplus.tv