Stresi ka pranuan njëherë e mire se nuk është më në një lidhje me Kejsin.

 

Ai e konfirmoi ndarjen nga ish-partnerja në një postim në “Insta-story”, teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve të tij.

 

Stresi ka treguar se është ndarë përfundimisht nga Keisi, por, pavarësisht kësaj, reperi e respekton shumë atë dhe familjen e saj.

 

“Po ua shpjegoj një herë e mirë të gjithëve ju që me zor e prisni këtë lajm dhe do ju bëhet qejfi se kështu jeni ju. Vajzë më të mirë dhe familje më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet unë s’do gjej më, por jeta kështu është nuk mbaron këtu, vazhdon, kështu që boll më me këto pyetje. Jo s’jemi më bashkë”, ka shkruar Stresi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *