Drejtuesi Politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi akuzoi qeverinë se gjatë këtyre viteve ka lënë në harresë pensionistët.

 

Gjatë një takimi në Gramsh, Bardhi u shpreh se pensionet do të rriten kur PD të vijë në pushtet. Ai është i bindur se ndryshimi do të vijë më 25 prill.

 

“8 vite të lënë në harresë mizore pensionistët. Pa asnjë rritje apo shtesë, ndërsa kostoja e jetës është ngritur në çdo drejtim, me çmimin e energjisë, të ushqimeve apo me goditjen nga pandemia. Tani thonë që të moshuarit tanë, t’ia dinë për nder qeverisë që nuk i uli pensionet siç tha FMN. Pra mund edhe t’i kishin pakësuar, teksa kanë dhënë 240 milionë euro vetëm për koncensionet. Paratë për prindërit dhe për gjyshërit të cilët janë munduar gjithë jetën, ekzistojnë. Por rilindja ka pasur prioritet t’ua japë 10 miqve të saj. Ne jemi angazhuar që pensionet ti rrisim të paktën 5 përqind çdo vit, sa dyfishi i inflacionit. Pensionistët e Gramshit janë të parët që duan t’i japin një mësim të mirë politikës që mashtron. Ndryshimi po vjen, edhe 30 ditë kanë ngelur”, u shpreh Gazment Bardhi në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *