E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Do të vras ty dhe vajzën”/ Kërcënohet Georgia Meloni, policia identifikon dhe arreston autorin

Italian Prime Minister Giorgia Meloni waits for King of Jordan Abdullah II Ibn Al Hussein (not pictured), at the Chigi palace in Rome, Italy, 05 December 2022.

Policia ka identifikaur dhe arrestuar një 27 vjeçar i cili ka kërcënuar në rrjetet sociale kryeministren e Italisë Georgia Meloni.

 

Ansa.it bën me dije se 27 vjeçari jetonte në provincën e Arezzo-s, ndërsa ishte një person i papunë.

 

Reklamë

Policia ka sekuestruar pajisje elektronike dhe gjatë kontrollit kompjuterik ka pasur konfirmim se llogaria i përket të dyshuarit dhe se është sekuestruar. Hetimet po kryhen për pajisje të ndryshme.

 

“Nëse i heq të ardhurat, do të vras ​​ty dhe vajzën tënde”. “Duhet vdekja e saj dhe e vajzës së saj”. “Vërtetë kujdes, ndalo me këtë gjë të heqjes së të ardhurave bazë përndryshe do të të vras ​​por e kupton?”. Këto janë disa nga mesazhet që i riu i ka dërguar kryeministres së Italisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë