Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 July 2026
Vizion fokus

Ofertë e “çmendur”, Al Hilal kërkon yllin e Bajernit

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me Iranin, por...

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë Saudite

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës së SHBA...

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak

Zjarre të shumta përfshijnë Portugalinë, digjen mijëra hektarë me...

Stuhia në malin Elbrus, humbin jetën pesë alpinistë

“Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS:...

Hetimi për kompanitë celulare/ Autoriteti i Konkurencës: Paketa më...

Do të fitojë 25 milionë euro në sezon, Inzaghi prezantohet te Al Hilal

5 Qershor 18:48

Simone Inzaghi është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës saudite të Al Hilal, e cila e ka prezantuar duke e cilësuar si “gjeniu italian”. Lëvizja e Inzaghit vjen pas katër sezoneve të suksesshme te Interi, ku arriti të fitonte titullin e Serie A, dy Kupa të Italisë dhe tre Superkupa Italiane, ndërkohë që u mposht dy herë në finalen e Champions League.

Inzaghi ka firmosur për dy vite dhe do të jetë trajneri më i paguar në botë, me një pagë që arrin deri në 30 milionë euro në sezon, duke përfshirë bonuse dhe stimuj të ndryshëm.

Në një deklaratë të klubit, Al Hilal e njoftoi mbërritjen e trajnerit italian dhe publikoi një video për këtë moment të veçantë, që u realizua në një hotel në Paris.

“Jam shumë i lumtur që ndërmarr një përvojë të re, pasi kam drejtuar Lazion dhe Interin, doja të shkoja jashtë vendit dhe kjo mundësi për mua është një privilegj. E njoh mirë Al Hilal sepse ndjek futbollin arab, kam luajtur këtu shumë herë me Lazion dhe Interin dhe më pas e kam ndjekur klubin me simpati për praninë e Sergej Milinkovic-Savic .

Jam i lumtur që e gjej përsëri, ai do të jetë një ndihmë e madhe për mua. Futbolli në Arabi po evoluon gjithnjë e më shumë, pastaj lojtarët dhe trajnerët e huaj kanë sjellë cilësi. Futbollistët arabë po rriten gjithnjë e më shumë.

Pse Al Hilal? E kam ndjekur historinë e klubit, kam parë mijëra tifozë gjithmonë në stadium, e kam parë stadiumin plot edhe në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve të Azisë”, tha trajneri italian.

Simone Inzaghi do të nisë karrierën e tij në Arabinë Saudite gjatë Kupës së Botës për Klube, që zhvillohet në SHBA. Al Hilal do të përballet me Real Madridin më 18 qershor, me RB Salzburg më 23 qershor dhe me Pachuca më 27 qershor.

Posted Under:
Anash Sport
Tagged:
al hilal inzaghi Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Ofertë e “çmendur”, Al Hilal kërkon yllin e Bajernit

më shumë...

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me Iranin, por sulmet mund të rifillojnë nëse dështon diplomacia!

më shumë...

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë Saudite

më shumë...

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:41

Ofertë e “çmendur”, Al Hilal kërkon yllin...

10:28

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me...

10:25

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni...

10:15

Molla para gjumit, ja përfitimet që sjell...

10:09

A ekziston shqisa e gjashtë?

9:49

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë...

9:26

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

9:07

Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës...

8:43

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak

8:04

Zjarre të shumta përfshijnë Portugalinë, digjen mijëra...

8:00

Stuhia në malin Elbrus, humbin jetën pesë...

7:40

“Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e...

7:37

“San Nicolas” inaugurohet në Palasë! Projekti i...

6:54

Hetimi për kompanitë celulare/ Autoriteti i Konkurencës:...

6:39

Të gjithë “sytë” nga Ernest Muçi, pas...

6:34

Miratohet marrëveshja me SHBA, ministri i Mbrojtjes:...

6:16

Fundi i korrikut sjell lajme të mira...

6:10

Vrasja e gazetarit italian, gjykata lë në...

6:01

Kurti takon Sorensen, ja çfarë diskutuan

5:58

Situatë e vështirë nga zjarret në Francë...

Më të klikuarat

  • “Situata më e vështirë e karrierës sime 12-vjeçare”, flet po...
  • Përgatituni për ndryshime të momentit të fundit! Horoskopi j...
  • Lezhë/ I bie arma nga çanta në spital dhe shkrepet pa dashje...
  • Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore në fshat
  • “Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS: Shehaj n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.