E diel, 27 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Do të bëhet kurban”/ Paralajmëron Meta: Mos guxoni të shkatërroni 25 prillin

Presidenti Ilir Meta shprehet i sigurt se 25 prilli do të jetë dita e rizgjimit të demokracisë.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit deklaron se ata që do të tentojnë të ndërhyjnë në zgjedhjet parlamentare, duke shkatërruar procesin e votimit, do të bëhen “kurban” dhe askush nuk do të ndiejë keqardhje.

 

“Jam i sigurt se 25 prilli është dita e rizgjimit të demokracisë dhe do të jetë një FESTË E MADHE E DEMOKRACISË. Shpresoj, që të gjithë shqiptarët të bashkohen në këtë festë. Kush kërkon t’jua prish festën, duhet të ketë parasysh se nuk do të ndiejë askush keqardhje që do të bëhet KURBANI i kësaj feste”, shkruan Meta.

Vazhdo të lexosh