Në ndryshim nga kolegu i tij në “The Irishman”, aktori i njohur Robert de Niro, Al Pacino nuk e ka pritur aq mirë lajmin se do të bëhet baba për herë të katërt në moshën 83-vjeçare, për më tepër lexoni KËTU. Sipas “TMZ” ylli i filmit legjendar “The Godfather” ka kërkuar një test ADN-je për t’u siguruar që fëmija është vërtetë i tij.

 

Burime pranë çiftit bëjnë me dije se Pacino kur mësoi se e dashura e tij, 54 vite më e re, ishte shtatzënë, pavarësisht gëzimit, i kërkoi asaj të bënte një test atësie pasi nuk besonte se fëmija ishte i tij për shkak të një problemi mjekësor me tiroidet që zakonisht shkakton infertilitet. Noor Alfallah e kreu testin dhe si përfundim, po, Al Pacino është babai dhe pritet që bebushi të vijë në jetë shumë shpejt, pasi ajo është në muajin e tetë të shtatzënisë.

 

Aktori me origjinë italiane ka 3 fëmijë nga lidhjet e mëparshme: Julie Marie 33 vjeçe, si dhe binjakët Olivia dhe Anton James, të dy 22 vjeç. Ndërkohë, ky duket të jetë fëmija i parë i Alfallah./Living/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *