Subscribe

Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar së bashku me homologun e Malit të Zi Dritan Abazoviç projektin e ndërtimit të urës mbi lumin Bunë në zonën kufitare mes Ulqinit dhe Velipojës.

 

Rama tha se nuk duhet të ngrihen se e kujt ishte ideja më e mirë, por të vijojë nga zbatimi i projektit që do të sjellë bashkëpunim mes dy vendeve dhe zhvillimin e turizmit.

 

“Kjo tashmë është e qarte, pasi ekipi ka punuar për alternativa të ndryshme. Duhet t’ju përcjellim projektin e detajuar. Njerëzit tuaj duhet të bien dakord për buxhetin. pala juaj nga ana tjetër do bëjë dhe oponencën teknike. Fondi Shqiptar i zhvillimit i ka paratë, pasi ata mund ti transferojnë paratë për vitin tjetër buxhetor pa kufizim. Le ta bëjmë. Do të jetë fantastike. Më duhet të shtojë dhe diçka. Për atë që s’e dinë.

 

Tashmë po ndërtojmë rrugën turistike Shëngjin-Velipojë, që do e bëjë rrugën nga Ulqini deri në Shëngjin shumë të shkurtër. Zhvillim po, për edhe shumë komunikim që do të përmirësohet për shkak të kësaj. S’duhet të grindemi se e kujt qe ideja më e mirë, por t’i zbatojmë këto ide. Kjo është fryma e Ballkanit të Hapur. Gjithçka tjetër që njerëzit mund të thonë, s’ka problem, por kjo është fryma.

 

Pres me padyshim që t’ju vizitoj në Malin e Zi, me shpresë në Korrik. Dhe më pas në Gusht për projektin. Le të arrijmë në ato 70 vitet e para, ku gjyshja ime nga Shkodra i përdorte ato anije. Po të shohësh fotot e Marubit sheh këto vende kaq të bukura me varka të vogla që lundronin. Le të arrijmë aty së paku. Dhe për anijet e mëdha, edhe ato do të vijnë me kohën. Jemi këtu të ndërtojmë një urë. le të ndërtojmë urën. Do e ndërtojmë urën. Njerëzit në Mal të Zi, e dinë se partia juaj e ka kuptimin ‘Ura’”, tha Rama.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *