Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përcolli një mesazh urimi për nisjen e vitit të ri shkollor. Ai uroi mësuesit, të vegjlit që ulen për herë të parë në banka, por edhe gjimnazistët. Krydemokrati bëri thirrje që masat të respektohen maksimalisht se vetëm kështu mund të shpëtohen jetë njerëzish.

 

“Urime më të mira për mësuesit tanë që këtë vit do të përballen me orare të zgjatura dhe vështirësi më të mëdha se vitet e tjera. Jam i bindur se me përkushtimin për profesionin dhe kujdesin për nxënësit, do t’ia dilni me sukses për të përballuar këtë realitet të ri dhe sfidues. Një urim i veçantë nga zemra për vogëlushët që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Askush nuk do donte që dita juaj e parë e rrugëtimit drejt dijes të ishte si kjo e sotmja në mes të pandemisë, shoqëruar me masa të veçanta që e bëjnë të vështirë këtë fillim shkolle. Urime të gjithë gjimnazistëve në këtë vit sfidues! E di se do ta keni të vështirë të ruani distancën, pasi e tillë është edhe energjia e moshës, por ju lus të silleni me vetëdije, se nga sjellja juaj varen jetë njerëzish”, deklaroi Basha në “Facebook”.

 

Lulzim Basha u shpreh shpresëplotë se normaliteti do të rikthehet. Ai tha se ditë më të mira do të vijnë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *