Subscribe

Shërbimi i transportit urban do të vijojë të jetë i përgjysmuar për qytetarët, përsa kohë që nga Bashkia e Tiranës nuk ka një përgjigje për kërkesat ekonomike të Shoqatës së Transportit.

Madje flota rrezikon të reduktohet më tej dhe çmimi i biletës të pësojë rritje. Shtrenjtimi i biletës, sipas Shoqatës, do të jetë i detyrueshëm nëse situata nuk merr një zgjidhje tjetër.

 

DASHNOR MEMAJ

SHOQATA E TRANSPORTIT PUBLIK

 

“Duam reduktimin e TVSH në shitje nga 20 në 6%,  dhe heqjen e taksës së qarkullimit. Të plotësohen kërkesat ekonomike që të mos shkojmë te rritja e çmimit. Ne kemi paralajmëruar reduktimin përsa kohë që s’ka masa, do të ketë reduktim edhe më të madh të autobusëve, për aspektin ekonomik dhe për mungesën e stafit.”

 

Përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit Urban ngritën shqetësimin se po shkojnë drejt një falimentimi ekonomik në kushtet kur nafta është shtrenjtuar. Ata duan një tryezë të përbashkët diskutimi me bashkinë.

 

“Të ulemi në tryezë të përbashkët dhe të shohim si ta kapërcejmë këtë krizë. Prej dy ditësh operojmë me 50% të kapacitetit sepse nuk kemi fuqi.”

 

Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës deklaroi se situata po vazhdon të mbahet nën monitorim, për të marrë masat e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *