Subscribe

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar rithimin e protestave për atë që ai e quan afera e portit dhe për atë të inceneratorëve.

 

Teksa dilte nga seanca e parlamentit, Berisha tha se ka denoncuar disa afera në Kuvend . Ai theksoi se protestat për portin dhe inceneratorët do të jenë më të fuqishme që ka parë vendi.

 

“Tani në përlament denoncova një aferë, ministrja e Kulturës jep aty ku është e punësuar thjeshtra e Ramës 400 e ca milionë lekë. Protesta për portin dhe inceneratorët do të jenë më të fuqishme që ka parë vendi”

 

Gjithashtu Berisha ka paralajmëruar se do të publikohen përgjime të politikanëve shqiptarë duke komunikuar me bandat. Sipas tij, përgjimet janë kryer nga disa shtete të huaja, ndërsa komunikimet janë kryer nëpërmjet aplikacionit SKY ECC. Sipas Berishës, të përfshirë janë ministra të niveleve të larta, por shtoi se nuk i kishte emrat.

 

“Informoj shqiptarët se hetimi i fundit i kryer nga disa shtete, Itali, Belgjikë, Gjermani, Francë e shtete të tjera, pas zbulimit të një aplikacioni që përdornin bandat shqiptare dhe qeveritarët për komunikime të fshehta, themelet e narkoshtetit po dridhen. Ju garantoj se në ato përgjime ka emra ministrash drejtorësh , prokurorësh gjykatësish e shumë të tjerë. E mirëpres si një zhvillim pozitiv në betejën kundër narkoshtetit. SKY ECC është aplikacioni. Janë zbërthyer, e di si do dalin, lere mos e pyet. Ju garantoj që janë mera ministrash të të gjitha niveleve, unë nuk i kam emrat“, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *