Subscribe

Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, është shpallur në kërkim nga policia. Ai kërkohet nga autoritetet për protestën e dhunshme të mbajtur të mërkurën në Tiranë për të kërkuar drejtësi për Klodian Rashën. Stresi tha se ai ishte organizatori i protestës, ndërsa e quajti veten Azem Hajdari i dytë.

 

“Unë e kam organizuar këtë protestë. Hajde më vrisni mua si Klodianin, ndyrësirat e m*tit. A doni të më vrisni mua? Keni për të vrarë gjithë këta “Klodianët”. Nesër do të arrestohem, do jem krenar që do shkoj në qelitë e paraburgimit. Për çfarë? Se s’ka drejtësi për një vëlla tonin. Asnjë s’ka për t’u dorëzuar. Nuk është miting pleqsh, është miting çunash, është miting populli, është miting të rinjsh. E kemi zemrën hekur. Këtu na keni. Jeni mësuar ju, unë jam Azem Hajdari i dytë”, tha Stresi një ditë më parë.

 

Ndërkohë, deri tani janë arrestuar edhe tre pjesëmarrës të tjerë të protestës, janë proceduar katër të mitur dhe janë në kërkim tetë të tjerë.

 

Ata akuzohen se kanë kundërshtuar me dhunë dhe goditur me sende të forta punonjësit e policisë si dhe në vende të ndryshme kanë shkatërruar pronën shtetërore dhe atë private.
Gjithashtu, sipas policisë, kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të Policisë, me sende të forta,lëndë piroteknike duke lënduar 16 punonjës policie në detyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *