Subscribe

Sot ka dështuar edhe raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri.

 

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se në raundin e katërt, Partia Socialiste do të propozojë një kandidat/e.

 

Ai theksoi se opozita nuk pranoi të marrë përgjegjësinë e saj ndërsa shtoi se janë të gatshëm të dialogojnë me këdo.

 

“E para siç e patë ne i qëndruam angazhimit tonë për të pritur propozim konkret nga opozota. Raundi i dytë dhe i tretë ne nuk do të kishim një propozim tonin me besimin se opozita do të merrte përgjegjësitë për të propozuar kandidatura në proces.

Ne nuk do ta lëmë vendin pa president dhe do të propozojmë duke ndjekur parimet e një procesi ku dëshira jonë është të dialogojmë me këdo.

Mos të harrojmë që në raundet e fundit kushtetuta ka përcaktuar një mekanizëm zhbllokues ku askush nuk mund të marrë peng zgjedhjen e presidentit”, u shpreh Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *