Subscribe

Kreu i grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla e ka cilësuar si një përpjekje për të bllokuar punën e SPAK dhe BKH djegien e mandateve nga ana e opozitës.

 

Nga Elbasani, ku zhvilloi një takim me strukturat e PS në lidhje me çështjen e zgjedhejve lokale, Balla akuzoi Partinë Demokratike dhe LSI-në se po avragohen dhe po sulmojnë çdo ditë institucionet.

 

“Bojkoti i radhës i PD dhe LSI i maskuar si djegie mandatesh është përpjekja e radhës për të bllokuar SPAK dhe BKH. Të enjten ne votojmë në seancë plenare strukturat e KLGJ dhe KLP. Ja pse PD dhe LSI po agravohen dhe po sulmojnë institucionet”

 

Balla akzuoi opozitën se me veprimet e saj po dëmton integrimin e vendit dhe prespektivën europiane.

 

“Asnjë parti politike në Shqipëri nuk ka të drejtë të dëmtojë perspektivën europiane të Shqipërisë. Mandatet e deputeteve përfaqësojnë vullnetin e popullit. Djegia e tyre do të thotë injorimi i këtij vullneti”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *