22  vite pas filmit legjendë ‘Titanic’, nuk janë vetëm protagonistët e historisë tragjike të dashurisë, Leo DiCaprio dhe Kate Winslet nuk janë ikonat e vetme të tij, por edhe djali irlandez i cili ende fiton para nga filmi.

 

Ata që janë fansa të filmit, e mbajnë mend djalin e vogël irlandez i cili vdes në mënyrë tragjike me të ëmën dhe të motrën në film. Ai quhet Reece Thompson dhe është 26 vjeç. Punon si drejtues dixhital në një kompani marketingu. Ai e la në moshën 15-vjeçare aktrimin, pasi nuk dëshironte të kalonte kohë duke udhëtuar nëpër xhirime e audicione, por të ishte pranë familjes e miqve.

 

Por përveç karrierës, ai ende fiton para nga roli i tij i ëmbël në film. Titanik mbetet filmi më i suksesshëm në histori me të ardhura 2,186,772,302$. Në atë kohë, ai mori 30.000$ për rolin.

 

Edhe tani që nuk i kujtohet filmi, ai vazhdon të fitojë 100$ në muaj, diçka ekstra për të, që nuk janë shumë, por i shërbejnë për të bërë shopping ose një drekë të këndshme./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *