E enjte, 24 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Djali i Johnny Depp dhe Vanessa Paradis në gjëndje të rëndë shëndetësore

Djali i Johnny Depp dhe  Vanessa Paradis, Jack Depp, 16 vjeç, thuhet se është sëmurë, sipas regjizorit të filmit të kësaj të fundit.Aktorja 45-vjeçare humbi premierën në Paris të filmit të saj, Knife + Heart, të martën (26 qershor) dhe drejtori i saj, Yann Gonzalez bëri një njoftim për shëndetin e Jack.

Ai tha: “Për fat të keq, Vanessa Paradis nuk ishte në gjendje të na bashkohej sonte, ajo duhej të mungonte për shkak të problemeve serioze të shëndetit të djalit të saj,” tha ai, sipas Public (via People).

Çifti nuk ka bërë një deklaratë publike në lidhje me shëndetin e Jack.

Vanessa dhe Johnny kanë qënë së bashku nga viti 1998 deri në vitin 2012. Ata gjithashtu kanë një vajzë 19-vjeçare, Lily-Rose.

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë