Subscribe

Janari i vitit të ardhshëm do të shënojë nisen e digjitalizimit të shërbimeve të Kadastrës.

 

Shërbimet që sot ofrohen në sportel, qytetarët do t’i marrin në e-albania. Projekti i Kadastrës digjitale do të implementohet deri në dhjetor të vitit 2023 dhe do të jetë i ndarë në dy momente.

 

ARTAN LAME

KREU I KADASTRES

 

“Në arkiva kemi mbi 4 milionë pasuri, por trashëgojmë vetëm 2.8 milionë referenca. Kjo sepse regjistrimet fillestare kanë qenë deficitare. Prej 2.8 mln referencave që trashgëojmë, vetëm 700 mijë e kanë të plotë dokumentacionin dhe janë në sistem. Përmes projektit, do të skanojmë të gjithë dokumentacionin e referencave. Dosja e një personi në Kadastër do të skanohet jo me fotokopje. Pjesa e dytë është skanimi dhe digjitalizimi i kartelave të pasurisë që do të jetë manuale. Kjo do te beje qe sa here qytetari do te bëjë nje veprim, merr shërbimin automatikisht.”

 

 

Zonat kadastrale ku do të nisë kalimi i shërbimeve online do të jenë të ndara në dy grupe:

 

 

ARTAN LAME

KREU I KADASTRES

 

“Nisim në 2022 me 4 drejtori në Tiranë, Vorë, Shkodër, Kamëz, Sarandë….gjithë fasha bregdetare. Faza e dytë do të përfshijë pjesën tjetër, Elbasan, Korçë, Tepelenë…”

 

 

I pranishëm në aktivitetin ku u bë prezantimi i projektit ishte edhe zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, që theksin e ndali te lehtësimi i burokracive për qytetarët.

 

 

ARBEN AHMETAJ


KRYEMINISTER

 

“Ky nuk është digjitalizim, por është çlirim për qytetarët. Po heqim një hallkë burokratike për qytetarët. Me një klikim do të kesh letrën e pronës në telefonin tënd.”

 

 

Katër janë hapat që do të ndjekin qytetarët që duan të marrin shërbimin e Kadastrës në sistem: Identifikimi, përzgjedhja e shërbimit, përzgjedhja e pronës dhe pagesa online.

 

 

Deri në momentin që të mbarojë i gjithë projekti, Artan Lame dha garancinë se shërbimi aktual në sportel nuk do të preket dhe nuk do të krijohen pengesa.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *