Në Vlorë, numri i divorceve ka ardhur në rritje gjatë vitit 2024. Shumë çifte po i drejtohen Gjykatës për zgjidhjen e martesave, duke reflektuar një tendencë shqetësuese.
Ekspertët theksojnë se problemet ekonomike janë një nga arsyet kryesore të ndarjeve.
Një tjetër faktor i rëndësishëm është mungesa e komunikimit mes partnerëve. Por edhe ndryshimet sociale gjithashtu kanë ndikuar. Gratë sot janë më të pavarura ekonomikisht, duke mos e parë martesën si një detyrim të pakthyeshëm.
Një tendencë në rritje është divorci me marrëveshje, i cili shmang procedurat e gjata gjyqësore dhe redukton konfliktet, sidomos kur ka fëmijë të përfshirë.
Pasojat sociale të divorceve janë të shumta, veçanërisht për fëmijët, të cilët shpesh përballen me vështirësi emocionale pas ndarjes së prindërve.
Ekspertët theksojnë nevojën për mbështetje psikologjike dhe këshillim për çiftet në krizë por edhe për ata që kalojnë procesin e divorcit./vizionplus.tv





