E diel, 15 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Divjakë/ Makina del nga rruga, vdes shoferi, plagoset djali i tij

Një aksident I rëndë me një të vdekur është regjistruar mengjesin e kësaj të marten në vendin e quajtur “Tre urat” në aksin që lidh njësitë administratë Çermë Sektor dhe Grabjan.

Sipas njoftimit të policisë orës 05:30, tek “Tre urat” , territor që I përket bashkisë Divjakë, shtetasi Agim Muça, 57 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga.

 

Për pasojë ka gjetur vdekjen në vend drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar djali i tij shtetasi Rr.Muca, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Reklamë

 

Nuk janë specifikuar  ende arsyet e daljes nga rruga të mjetit, nëse shoferi ka qënë me shpejtësi të lartë, ka pasur ndonjë mjet tjetër përpara që I ka prere rrugën apo ka qënë I përgjumur në timon.

Vazhdo të lexosh

Reklamë