Ministri per evropen dhe punët e jashtme, Ditmir Bushati, ka takuar ne Suedi homologen e tij Margot Wallström. Dy ministrat kane patur ne fokus procesin e integrimit te Shqipërisë ne BE.

 

Bushati vlerësoi rolin mbështetës te Suedisë per procesin e zgjerimit. Ministri konfirmoi edhe vendosmërinë e qeverise shqiptare per “zbatimin e reformës ne drejtësi dhe procesin e vetting-ut”, duke shprehur besimin se 2018-ta do te jete nje vit i rendesishem ne procesin e integrimit evropian te Shqipërisë.

 

Ministrja Wallström konfirmoi qëndrimin mbështetës te Suedisë per Shqipërinë dhe vlerësoi përpjekjet e qeverise ne procesin e reformave. “Jeni ne rrugën e duhur dhe keni mbështetjen tone”, nënvizoi ministrja suedeze.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *