Ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka paraqitur ne Presidence kërkesën e autorizimit për pajisje me plotfuqishmëri, për nisjen e negociatave për marrëveshjen e re detare me Greqinë. Burime nga Presidenca konfirmojnë mbërritjen e kërkesës mbrëmjen e se martës. Presidenti Ilir Meta është konsultuar fillimisht me ish-presidentin Bujar Nishani dhe te do vijoje konsultimet edhe gjate dy ditëve ne vijim me gjithë ish-krerët e shtetit. Te njëjtat burime shtojnë se kjo konsulte vjen për faktin se kërkesa e Ministrisë se Jashtme nuk përmbante emrat e negociatorëve. Por nga ana tjetër, me ndryshimet e reja ligjore, është Ministria e Jashtme ajo e cila pas marrjes se autorizimit, i drejtohet Kryeministrisë me një kërkesë për ngritjen e një grupi negociator.

 

Presidenti Ilir Meta nuk ka kufizime kohore për te kthyer një përgjigje, e këtë gjë ai po e shfrytëzon për te zhvilluar konsultimet e nevojshme, edhe pse ndoshta, te paktën dy prej ish-presidenteve, kane histori jo pozitive ne lidhje me marrëveshjen e mëparshme te detit me Greqinë.

 

Bujari Nishani, i cili ne vitin 2008, kur ushtronte detyrën e ministrit te brendshëm shfuqizoi ligjin“për kufirin shtetëror te Republikës se Shqipërisë” ne te cilin ishin te parishikuara sakte ujerat territoriale.

 

Ne ligjin e ri te propozuar prej tij, nuk kishte asnjë reference gjeografike, çka e bënte parimisht vendin tone pa përcaktim kufijsh. Lëvizje kjo qe do te lehtësonte ndjeshëm negociatat me palën greke për marrëveshjen e vitit 2009 qe u firmos nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit si për ironi te fatit, sipas burimeve do te shkoje ne Presidence për te këshilluar Ilir Metën.

 

Por ne vitin 2009 ishte Berisha qe e shmangu institucionin presidentit, kur se bashku me Karamanlis nënshkruan marrëveshjen, e cila u rrezua. Gjykata Kushtetuese përdori pikërisht mungesën e plotfuqishmërisë se kreut te shtetit për te rrezuar paktin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *