E shtunë, 3 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ditën e Diasporës/ Mesazhi i Ramës: Përulem me respekt para atyre që e ngrenë lart emrin shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka pëecjellë një mesazh urimi në këtë Ditë të Diasporës.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë u ka uruar shëndet të gjithë bashkëqytetarëve jashtë atdheut.

Reklamë

Po ashtu, ai u shpreh se përulet me respekt përpara kujtimit e veprës patriotike të atyre që e ngrenë lart emrin shqiptar në skenën e madhe të botës.

“Në këtë DITË TË DIASPORËS u uroj shëndet familjarisht të gjithë bashkëqytetarëve jashtë atdheut dhe përulem me respekt, përpara kujtimit e veprës patriotike të atyre që nga jashtë Shqipërisë, i dhanë vendit tonë gjithçka kishin, si edhe përpara punës së admirueshme të atyre, që e ngrenë lart emrin shqiptar në skenën e madhe të botës, pa harruar kurrësesi njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët me mund e me sakrifica rrisin fëmijët e tyre në emigracion dhe ndihmojnë familjarët e tyre në Shqipëri”, shkruan kreu i qeverisë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/388326032460760

Vazhdo të lexosh

Reklamë