Zgjedhja e aktorit Florian Agalliu si kryefermer e ka vënë atë para “përgjegjësisë” për të ndarë detyrat në “Ferma VIP”. Për t’iu dhënë mundësinë edhe fermerëve të tjerë që të mësojnë më shumë rreth punëve të fshatit, Flori ka lënë pa asnjë lloj angazhimi në fermë Valerin.

Mesa duket, kjo lloj zgjedhje ka funksionuar. Ditea Berisha në një bashkëbisedim me Renis Gjokën ka deklaruar se sot ajo mësoi të mjelë lopën dhe të durojë erën e stallës, të cilën e ka pasur problem.

Bëra një gjë të mirë sot. Mësova të mjel lopën si duhet dhe nuk volla gjatë procesit. Unë i kam shumë keq erërat. Atë ditë që ishte Besi, që erdhi herën e parë u bëra shumë keq kur hyra brenda tek stalla, por u mësova. Unë edhe kur jam jashtë, kur ka shumë aroma nuk i duroj dot”, tha Ditea./vizionplus.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *