E enjte, 8 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dita nis me diell, por mesdita sjell vranësira/ Parashikimi i motit për sot

Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat parashikohen të pakta kalimtare në mesditë kryesisht përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi-verilindja me shpejtësi mesatare 1 deri 7 m/sek, hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore kryesisht në veri të vendit era fiton shpejtesi deri ne 18m/sek, shoqëruar me valëzim të forcës 3 deri në 4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
zonat malore 9°C deri në 30°C
zonat e ulëta 12°C deri në 34°C
zonat bregdetare 14°C deri në 31°C

Vazhdo të lexosh

Reklamë