E martë, 15 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dita nderkombëtare e të drejtave të njeriut

Ilustrim · Vizion Plus

Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ministri për europën dhe punët e jashtme Ditmir Bushati, thotë se zbatimi i reformës në drejtësi do të garantojë një shkallë më të lartë të zbatimit të shtetit ligjor, por edhe të mbrojtjes së të drejtave e lirive.

 

“Historia ka treguar se kudo, paqja, stabiliteti dhe prosperiteti ekonomik garantohen realisht vetëm nga demokracia, sundimi i ligjit dhe respektimi i plotë i të drejtave të njeriut” – shkruan shefi i diplomacisë shqiptare. Ndërsa për kreun e opozitës Lulzim Basha, në ditën ndërkombëtare te të drejtave të njeriut, duhej të debatohej për përmirësimin e kushteve të jetesës. Në facebook, Basha shkruan se fatkeqësisht 27 vite pas ardhjes se demokracisë, shqiptaret ende nuk zgjedhin dot te lire.

 

“Edi Rama i ka asgjësuar këto te drejta me shitblerjen e votës, me shantazhe dhe me kërcënime”, nënvizon Basha ne deklaratën e tij.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh