Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka përcjellë një mesazh në mbështetje të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, kreu i shtetit thekson nevojën e përmbushjes së objektivave për zhvillim të qëndrueshëm në mbështetje të personave me aftësi ndryshe.

Ai gjithashtu apelon për mbrojten e tyre tyre përballë vështirësive si edhe për zbatim dhe respektim të të dejtave që i kanë të garantuara me ligj.

Sot në Ditën e Personave me Aftësi të Kufizuara, le t’i shtojmë përpjekjet për të hequr pengesat me të cilat përballen ata, në veçanti  fëmijët.

Të zbatohen dhe respektohen të drejtat e tyre të garantuara me ligj, për më tepër përfshirje, punësim dhe mbrojtje sociale!

Të bëhemi bashkë në jetësimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm që gjithkush të ndihet i vlerësuar e të ketë një jetë dinjitoze!“, shprehet Presidenti Begaj në profilin e tij zyrtar në facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *