E diel, 29 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dita e Pavarësisë, Rama vizitë zyrtare në Kosovë, zbardhet agjenda, nga takimi me Vjosa Osmanin tek Albin Kurti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Kryeministri Rama do të takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe më pas me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Rama do të marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, si edhe do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.

Vizita e Ramës vjen një ditë para Ditës së Pavarësisë së Kosovë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë