Ambasada amerikane në vendin tonë, ka shpërndarë mesazhin e Shtëpisë së Bardhë me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.
Në mesazhin e shpërndarë theksohet se Shtëpia e Bardhë ka nderuar trashëgiminë e themeluesve të kombit amerikan dhe heronjve që e kanë mbrojtur për 249 vjet, ndërsa shton se me rikthimin e presidentit Trump, shpirti amerikan është rikthyer, i guximshëm, krenar dhe i lirë.
Postimi:
Në këtë Ditë të Pavarësisë, nderojmë guximin e Etërve Themelues, patriotët që krijuan lirinë tonë, dhe heronjtë që e kanë mbrojtur për 249 vjet.
NËN PRESIDENTIN TRUMP, SHPIRTI AMERIKAN ËSHTË RIKTHYER — I GUXIMSHËM, KRENAR DHE I LIRË.
Gëzuar 4 Korrikun nga Shtëpia e Bardhë.🇺🇸