Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e re hyn...

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri del jashtë...

Netanyahu paralajmëron goditje të rëndë ndaj Teheranit: Fundi i...

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja...

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha: Diaspora të...

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e pandalshme në...

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt BE-së, por...

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në tokën që...

Dita e parë e shkollës/ Vocaj prezanton planin e masave të Policisë Bashkiake për të menaxhuar trafikun

7 Shtator 19:48

Shefi i qarkullimit në Policinë Bashkiake të Tiranës, Gentian Vocaj, në një intervistë për Vizion Plus ka njoftuar planin e masave të marrë në ditën e parë të shkollës.

 

Cilat janë masat që është parashikuar të merren ditën e hënë, që përkon me ditën e parë të shkollës, për të evituar trafikun e rënduar?

 

“Periudha para fillimit të vitit të ri shkollor nuk është një periudhë e zakonshme në Bashkinë e Tiranës dhe në Policinë Bashkiake në tërësi, është një periudhë e mbushur me takime pune, me organizimi, me takime midis drejtorive të ndryshme të policisë, drejtorive të shkollave, në lidhje me problematikat e ndryshme që mund të kenë. Si rezultat i këtij informacioni është që hartuam një plan masash nga Policia Bashkiake në bashkëpunim edhe me komisariatin e Policisë Rrugore. Plani i masave e ka shtrirjen që në ditët e para të shtatorit, në ditët e fillimit të shkollës dhe në vazhdim. Të gjithë inspektorët e Policisë Bashkiake kanë marrë kontakte me drejtoritë e shkollave dhe me personelin e sigurisë së shkollës, në lidhje me problematikat dhe ku kërkojnë ata ndihmën e Policisë Bashkiake. Për ditën e fillimit të shkollës janë rreth 300 forca të Policisë Bashkiake, të cilat do të jenë në terren të dislokuara në 70 shkolla, kryesisht përpara shkollave, në zonat semaforike dhe në zonat përreth shkollave, ku do të kryhen detyrat e menaxhimit të trafikut, mjeteve e këmbësorëve”, tha ai. “Në bazë të planit në orët e mëngjesit masat do të jenë më të përforcuara”, shton ai duke theksuar se mjetet e tonazhit të rëndë nuk do të lejohet të jenë në qarkullim si dhe mjetet që transportojnë mallrat nuk do të mund të jenë në qarkullim në Unazën e qytetit deri në orën 19:00.

 

Për ato shkolla pranë të cilave ka kantiere ndërtimi, si do të veprohet?

 

“Në lidhje me objektet që janë në ndërtim para shkollave nuk kam një informacion të saktë, por mjetet e transportit që transportojnë inerte apo mallra të tjera për këto pallate në ndërtim, nuk do të jenë të autorizuar të hyjnë”, tha ai.

Posted Under:
Kryesoret Sociale Uncategorized Vendi
Tagged:
Automjete Bashkia Tirane nxenes Plan Masash shkolle trafik

Nga e njëjta kategori

Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçari, 4 të tjerë në spital

më shumë...

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me thikë 26-vjeçari

më shumë...

Pas betejës me flakët, shuhet zjarri në grykëderdhjen e Semanit

më shumë...

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri del jashtë kontrollit, flakët alarmojnë fshatin Pezhvë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

7:34

Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën...

11:02

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset...

10:57

Si e shkakton alkooli kancerin? Shkenca shpjegon...

10:47

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e...

10:14

Pas betejës me flakët, shuhet zjarri në...

10:11

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në...

9:39

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri...

9:19

Netanyahu paralajmëron goditje të rëndë ndaj Teheranit:...

8:46

Mos e bëni këtë gabim në kuzhinë!...

8:00

Mallakastër/ Vihet nën kontroll zjarri në fshatin...

7:49

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

7:42

Presidenti Donald Trump befason me look-un e...

7:20

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha:...

7:09

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e...

6:52

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt...

6:47

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në...

6:39

Bardheblutë në superformë, Tirana mposht Vorën me...

6:37

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht,...

6:13

Berisha me shqiptarët në SHBA: E konsideroj...

6:03

Nga ceremonia te goli vendimtar, ditë speciale...

Më të klikuarat

  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe në pasa...
  • Shqiptarët shkojnë për të blerë naftë dhe ushqime në Greqi...
  • Rama: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës! Ja ku ka gabuar SP...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.