Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj, ditën e parë pas votimit në Parlament, takoi ish-Kreun e Shtetit Alfred Moisiu.

 

Moisiu, i cili është i vetmi president i zgjedhur me konsensus mes opozitës dhe mazhorancës, njësoj si Begaj ka qenë ushtarak karriere.

 

I kontaktuar nga vizion plus, ish–Presidenti Moisiu sqaroi se biseda me Bajram Begajn u fokusua tek eksperienca e tij në krye të shtetit gjatë viteve 2002-2007.

 

Ai shprehu vlerësimin për figurën e Bajram Begajt, duke shprehur besimin se do të jete një president edhe më i mirë se paraardhësit e tij.

 

Bajram Begaj u zgjodh President i Republikës me 78 vota pro e 4 kundër. Partia Demokratike dhe një pjesë e aleatëve zgjodhën të mos marrin pjesë në votim, ndërkohë që deputetët të cilët mbështesin Enkelejd Alibeajn e bojkotuan seancën.

 

Edhe pse u votua në 4 qershor, Bajram Begaj do ta marrë detyrën e Kreut të Shtetit në 24 korrik, atëherë kur mbaron mandati i presidentit Ilir Meta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *