E enjte, 24 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dita e Nevruzit, Begaj uron besimtarët bektashinj: Begati e mirësi për çdo shqiptar!

Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët bektashinj për Ditën e Nevruzit, ditë që sipas legjendës çdo gjë ringjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj ka uruar që kjo ditë e shenjtë sjelltë begati e mirësi në çdo vatër të çdo shqiptari.

“Gëzuar Sulltan Novruzin, të dashur besimtarë bektashinj!  Kjo ditë e shenjtë, që vjen së bashku me pranverën, sjelltë begati e mirësi në çdo vatër tuajën dhe të çdo shqiptari”, shkruan Presidenti.

Reklamë

Sot, Nevruzi festohet nga njerëz me prejardhje të ndryshme fetare dhe kulturore, duke reflektuar një dëshirë universale për rinovim, paqe dhe prosperitet. Njohja ndërkombëtare nga UNESCO dhe Kombet e Bashkuara nënvizon rëndësinë e saj si një ngjarje kulturore unifikuese në botën tonë gjithnjë e më të ndërlidhur.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë