Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 August 2026
Vizion fokus

Aksident tragjik, humbin jetën pesë adoleshentë

Hamasi i kërkon Trump të bëjë presion mbi Izraelin

Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar në Sllovaki

“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen momentet e...

Përfundon dita e 79 e protestës, nis marshimi në...

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit, 4 të...

Vijon të mbetet e rënduar situata në pyjet e...

Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra aktive,...

Tragjedi në brigjet e Libisë, 7 emigrantë humbin jetën...

Dita e fundit e referendumeve në rajonet e Ukrainës të kontrolluara nga Rusia

27 Shtator 17:51

E marta është dita e fundit e votimit në rajonet e Ukrainës kontrolluar nga Rusia në referendumet që Moska pritet t’i përdorë si pretekst për t’i aneksuar këto rajone.

 

Referendumet po rrisin tensionet mes Kremlinit dhe Perëndimit, pasi Rusia po paralajmëron se mund të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur territoret që do t’i pretendojë si të sajat.

 

Njohja zyrtare nga parlamentit rus e pjesëve të pushtuara të Ukrainës lindore, që mund të bëhet brenda disa ditësh, krijon terrenin për një fazë të re të rrezikshme të luftës shtatëmujore.

 

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të martën se pas votimit “situata do të ndryshojë rrënjësisht nga pikëpamja juridike, nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare, me të gjitha rrjedhojat përkatëse për mbrojtjen e këtyre zonave dhe garantimin e sigurisë së tyre.”

 

Përballë përparimit të kohëve të fundit të forcave ukrainase në fushën e betejës, Presidenti rus Vladimir Putin ka përshkallëzuar retorikën duke duke lënë të kuptohet se mund të përdorë armë bërthamore. Referendumet rajonale dhe thirrja e rezervistëve rusë janë mes strategjive të tjera që po përdoren për të mbështetur pozicionin e Moskës.

 

Aleatët perëndimorë po mbështesin me vendosmëri Ukrainën. Ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna që vizitoi të martën Kievin tha se Parisi është i vendosur “të mbështesë Ukrainën dhe sovranitetin e integritetin e saj territorial.”

 

Dmitry Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, i kryesuar nga Presidenti Putin, e shprehu kërcënimin të martën në mënyrën më të hapur deri sot.

 

“Le të imagjinojmë se Rusia do të detyrohet të përdorë armën më të fuqishme kundër regjimit ukrainas, që ka kryer një akt agresioni në shkallë të gjerë, që është i rrezikshëm për vetë ekzistencën e shtetit tonë,” shkruante ai në një aplikacion mesazhesh.

 

“Unë besoj se në atë rast NATO-ja do të tërhiqej nga ndërhyrja e drejtpërdrejtë në konflikt.”

 

Shtetet e Bashkuara i kanë dënuar paralajmërimet bërthamore të Kremlinit si taktika frikësuese.

 

Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, tha gjatë funndjavës se Rusia do të paguajë një çmim të lartë, megjithëse pa e përcaktuar se çfarë konkretisht, nëse përpiqet të vërë në jetë kërcënimet e nënkuptuara për të përdorur armë bërthamore në konflikt.

 

“Nëse Rusia e kapërcen këtë vijë, do të ketë pasoja katastrofike për Rusinë. Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen me vendosmëri,” tha ai për emisionin “Meet the Press” të televizionit NBC.

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
dita e fundit Referendumi Rusi Ukraine

Nga e njëjta kategori

Aksident tragjik, humbin jetën pesë adoleshentë

më shumë...

Hamasi i kërkon Trump të bëjë presion mbi Izraelin

më shumë...

Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq

më shumë...

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar në Sllovaki

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:49

Aksident tragjik, humbin jetën pesë adoleshentë

10:47

Hamasi i kërkon Trump të bëjë presion...

10:31

Huthit sulmojnë një anije në Detin e...

10:29

Krem apo sprej kundër diellit? Ja cili...

10:16

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar...

10:04

“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen...

9:42

Përfundon dita e 79 e protestës, nis...

9:08

Si të dallojmë dikë që gënjen

9:02

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit,...

8:47

Vijon të mbetet e rënduar situata në...

8:34

Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes: 7...

7:52

Tragjedi në brigjet e Libisë, 7 emigrantë...

7:47

Dita e 79-të e protestës, qytetarët marshojnë...

7:34

Sulm me armë, vriten 3 persona, mes...

7:26

Ushqimet që lehtësojnë fryrjen dhe qetësojnë tretjen

7:15

Irani kërcënon SHBA-në: Do të marrim vendime...

7:09

“Fluturoi helika më pas shpërtheu në flakë”,...

6:40

Fluks i lartë qytetarësh në pikën kufitare...

6:32

Aksident tragjik në Greqi, rrëzohet helikopteri gjatë...

6:18

Pamje të rënda! Momenti kur taksisti përplas...

Më të klikuarat

  • 42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqet...
  • Po udhëtonte nga Tirana drejt Bolonjës, shqiptari humb jetën...
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton drejtorin...
  • Sulm me armë, vriten 3 persona, mes tyre një grua shtatzënë
  • Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga policia, por u vetëdo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.