E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dita e Evropës, Presidenti Begaj: Integrimi ynë në BE është i sigurt dhe i pakthyeshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh urimi me rastin e Ditës së Evropës, duke theksuar lidhjen e thellë të Shqipërisë me kontinentin evropian.

Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj vlerësoi se Shqipëria i përket Evropës jo vetëm gjeografikisht, por edhe shpirtërisht, duke ndarë me të vlerat e paqes, solidaritetit dhe unitetit.

“Sot ne festojmë Ditën e Evropës, të cilës i përkasim gjeografikisht e shpirtërisht dhe me të cilën ndajmë të njëjtat vlera të paqes, solidaritetit dhe unitetit. Integrimi ynë në Evropën e Bashkuar është i sigurt dhe i pakthyeshëm,” – deklaroi Kreu i Shtetit.

Dita e Evropës shënon çdo vit përvjetorin e Deklaratës së Shumanit të vitit 1950, që vendosi themelet për krijimin e Bashkimit Evropian dhe promovon idenë e bashkimit dhe paqes mes kombeve të kontinentit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë