E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dita e dytë me më pak se 300 viktima në Spanjë, spitalet “marrin frymë”

Healthcare workers push a patient on a stretcher at the emergency unit at 12 de Octubre Hospital, amid the coronavirus disease (COVID-19) outbreak in Madrid, Spain March 30, 2020. REUTERS/Juan Medina

Të dhënat zyrtare që vijnë nga Spanja në  lidhje me Covid 19, janë të qëndrueshme edhe këtë të premte.

Reklamë

Autoritetet bënë të ditur se kemi të bëjme me 281 viktima në 24 orët e fundit, një rritje shumë e vogël në raport me ditën e enjte kur patëm 268 të vdekur.

Në total numri i personave që kanë humbur betejen me Covid 19 në Spanjë ka shkuar në 24 mijë e 824.

Nga e enjtja deri këtë të premte janë evidentuar 1175 raste të reja me koronavirus me një rritje prej 0.5% në raport me ditën paraardhëse.

Ndërkohe numri I të shëruarve ka shkuar në 114.678 .

Vazhdo të lexosh

Reklamë