E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dita Botërore e Tuberkulozit, mjekët: Numri i personave të prekur në Shqipëri, i ulët

Numri i personave të prekur nga tuberkulozi në vendin tonë vijon të mbetet relativisht i ulët. Sipas mjekes epidemiologe Donika Bardhi nga Instituti i Shëndetit Publik gjatë vitit 2025, janë regjistruar rreth 240 raste me këtë sëmundje.

“Situata e tuberkulozit në Shqipëri është pothuajse stabël krahasuar jo vetëm me vitin që kaloj por edhe me dy vite më parë që varion nga një numër nga 230 deri në 240. Pra jemi në shifra relativish të ulta. Konsiderohemi një vend me incidencë të ulët të rasteve me tuberkuloz. Këtë 10 vjecarin e fundit ne kemi një rënie graduale, Shqipëria ka këto raste për shkak të zbulimit të hershëm të rasteve me tuberkluloz, pasi sa më herët të zbulohet aq më i ulët është transmetimi, është edukimi i komuniteti ndërmjet personelit shëndetësor, trajnimet e ndryshme”, tha Donika Bardhi Mema, mjeke epidemiologe në ISHP

Reklamë

Por si mund të përhapet tuberkulozi?

“Tuberkulozi përhapet vetëm ndërmjet ajrit. Kur kollitesh tështitesh dhe në ambiente që nuk janë të ventiluara mirë dhe qëndrimi për një kohë të gjatë me një pacienët të infektuar sidgurisht që rrezikojnë të infektohene dhe personat e tjerë”, shtoi mjekja.

Tuberkulozi shkaktohet nga bakteri Mycobacterium tuberculosis, i cili zakonisht prek mushkëritë, por mund të dëmtojë edhe organe të tjera si veshkat trurin, shtyllën kurrizore apo lëkurën. Dita Botërore e Tuberkulozit, ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi ndikimin e rëndë shëndetësor, social dhe ekonomik që shkakton kjo sëmundje./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë