E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Distanca sociale në SHBA mund të zgjasë deri në vitin 2022

Kjo jetë mund të jetë normale për mjaft kohë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të duhet të durojnë masat për distancimin social deri në vitin 2022.

Ky është parashikimi i zymtë i disa studiuesve nga “Harvard”, i bërë publik të martën në revistën “Science”. Sipas tyre, diçka e tillë mund të ndodhë nëse vaksina nuk gjendet shpejt.

Reklamë

Këto gjetje kundërshtojnë drejtpërdrejt hulumtimin e ndjekur nga Shtëpia e Bardhë që sugjeron se pandemia mund të ndalet këtë verë.

Ekspertët theksojnë se ekziston edhe një mënyrë tjetër sesi mund të shmanget ky skenar: Nëse njerëzit bëhen imunë ndaj koronavirusit pasi të jenë infektuar, por kjo nuk dihet ende.

Sfidat janë për gjetjen e një testi të besueshëm për të përcaktuar se kush ka antitrupa për koronavirusin, sa zgjat imuniteti dhe tek aftësia e sistemeve shëndetësore për të kryer teste të besueshme.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në vendin e parë për numrin e të infektuave (614.246) dhe të vdekurve (26.064).

Vazhdo të lexosh

Reklamë