Subscribe

Mbi 60 punonjës të OSHEE janë në terren për eleminimin e difekteve të energjisë elektrike të shkaktuara njeë dite me pareë nga stuhia në qarkun e Korçës.

 

Burime nga OSHEE bëjnë të ditur se mungesë të energjisë elektrike ka në zonen që furnizohet nga fidri 22, fidri 19, 4, 5, 11 ku përfshihet zona e Barcit, pjeseën veriore të zonës industriale të qytetit tëe Korçës, fshatrat përreth, si edhe fshatrat e thellë të maleësisë së Gorës, zonën e Moglicës dhe Oparit, ashtu siç ka probleme edhe në disa fshatra të njësisë administrative Çlirim të bashkise Kolonjë.

 

Situata meë e vështirë paraqitet në Qinam të Kolonjës, pasi nga rreshjet e shiut është shembur kabina elektrike duke nxjerrë jashtë perdorimin të gjitha pajisjet dhe transformatorin e fuqisë.

 

Ka probleme edhe në disa fshatra të Pogradecit nga Petrusha, Podgozhan dhe Udenisht. Sipas të njëjtave burime beëhet e ditur se bëhet fjalë për këputje të telave të energjisë elektrike në këto zona për shkak të erës së fortë, por ne disa vende jane rrezuar edhe shtylla.

 

OSHEE siguron se po punohet që në pjesën me të madhe të këtyre zonave të rikthehet energjia elektrike edhe nëkushtet kur terreni i thyer malor dhe shtrirja e madhe e bën të vështirë ndërhyrjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *