Festa në (pa) siguri ushqimore ishte tema e kësaj të marte në Quo Vadis në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakaj.
Në një kohë kur sëmundjet kancerogjene janë në rritje, ajri, stresi , por edhe USHQIMI ndikojnë. A jemi ne çfarë hamë?
A po punojnë mjaftueshëm institucionet për sigurinë e ushqimeve?
Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha se problem kryesor është se nga ushqimet vinë shumë sëmundje. Alimehmeti theksoi se AKU duhet të jetë tek shëndetësia jo tek bujqësia, teksa shtoi se shumë shtete e kanë në nivel kryeministrie AKU.
Më tej, epidemiologu u shpreh se buxheti për vitin 2025, që u miratua sot, është ulur me 13% për sigurinë ushqimore krahasur me atë të 2024.
Alimehmeti: Një nga problematikat që kemi është pikërisht sëmundjet që vinë nga ushimi ose uji. Zinxhiri ushqimor tashmë është shumë i gjërë, me pikëpyetje shumë të mëdha sa që origjinën e ushqimit nuk e kemi aq të kuptueshëm. Ka njerëz që mundohen të bëjnë mirë, por po e çuam në fund fare tek ajo shitja e vogël. S’mund ti kontrollosh dot të gjitha pikat. Nevojitet një fokus më i madh. Për sigurinë ushqimore, buxheti u ul me 13% krahasur me vitin 2024. Disa gjëra janë të dukshme, por shumë gjëra janë të padukshme në ushqime. Ne themi që duhen mbajtur në temperaturat e duhura, mos e vendos në diell, ku i gjejmë? I shohim kudo në çdo dyqan. Nevojitet dhe ndërgjegjësim. Sa më lart të hipim në piramindën e kontrollit aq më efisikavitet ka. A do një fokus më të lartë tek shëndëstia kjo? Po, disa shtetet e kanë në nivel kryeministrie AKU-në. Ne duke e vënë tek bujqësia sikur ja ulim vlerën. Është në të mirë të gjithëve.





