Subscribe

Ashtu sikundër ishte paralajëmruar, ka nisur këtë të hënë vaksinimi i arsimtarëve edhe në rrethe. Në Vlorë, e morën injeksionin e AstraZeneca rreth 40 mësues të shkollës 9-vjeçare 24 Maji.

 

“S’kam frikë. Derisa e ka vendosur shteti dhe eshte ky i fundit qe na mbron, atehere s’kam pse te kem frike.

 

Nuk kam fike. Kam tre muaj qe e kam kaluar.”

 

 

Gatishëmrinë për t’u vaksinuar nuk e shprehën të gjithë mësuesit, kjo pasi disa prej tyre e refuzuan dozën e parë të vaksinës së AstraZeneca. Kjo për shkak të dyshimeve të ngritura në disa vende të botës mbi efiksasitetin e kësaj vaksine.

 

 

“AGRON BASHLLARI – KREU I EPIDEMIOLOGJISE NE VLORE

Ne vazhdojme vaksinimin. Sigurisht perpiqemi te informojme. Eshte zgjedhje e individit.”

 

Edhe në qarkun e Lezhës, shumë mësues hezituan të merrnin dozën e parë të injeksionit të kompanisë së AstraZeneca.

 

“BARDH DEDGJONAJ – DREJTOR I SHKOLLËS PROFESIONALE “KOLIN GJOKA”

Jo te gjithe mesuesit jane shprehur të gatshem per ta bere vaksinen. Nuk i dimë arsyet. Arsyet mund të jenë të ndryshme. ndoshta kanë lëvizur jashtë qytetit si ditë pushimi që është. Dikush tjetër është nejri i ndjeshëm dhe pret si do shkojë me ne të tjerët. Por unë si drejtor i shkollës kam marrë përsipër ta bëj i pari.”

 

Ndërkohë, në Kukës dhe në Pogradec, procesi ka vijuar normalisht. Injeksionin e AstraZeneca e morën dhe 30 të moshuar mbi 90 vjeç në qytetin e Korçës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *