Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim dha një mesazh këtë të premte për të gjithë ata që ëndërrojnë që Byroja Kombëtare e Hetimit nuk do të ngrihet dhe se drejtësia nuk do të vijë.

Me anë të një postimi në “Tëitter”, Kim deklaroi se diçka e tillë nuk do të ndodhë. Sipas saj, reforma në drejtësi është e nevojshme për të ecur përpara.

“Duket sikur disa po ëndërrojnë që BKH kurrë nuk do të ngrihet, ata shpresojnë se drejtësia nuk do të vijë kurrë. Na vjen keq që ju zgjojmë nga gjumi juaj, por ëndrra juaj nuk do të bëhet e realitet. Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por është e nevojshme dhe ne duhet të ecim përpara.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *